Ka ende shpresë! Dy gra u nxorrën të gjalla nga rrënojat 122 orë pas tërmetit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.02.2023, 16:06

Ekipet e shpëtimit në Turqi nxorrën të gjalla dy gra nga rrënojat e ndërtesave të dëmtuara ku qëndruan për 122 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Kujtojmë se më shumë se 24,150 njerëz kanë humbur jetën në Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore, sipas numërimit të fundit.

Një nga të mbijetuarat, 70-vjeçarja, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital, raporton Anadolu Agency.

Në Dijarbakir, 55-vjeçarja u nxorr e plagosur nga rrënojat e ndërtesës, bënë të ditur autoritetet.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara në provincën Gaziantep pasi mbetën të bllokuar për 115 orë.

Në të njëjtën provincë, 25-vjeçarja Busra Almousa u shpëtua 119 orë pas tërmetit.

Në rrethin Samandag të provincës Hatay, shpëtimtarët u përkulën mbi copa çimentoje dhe pëshpëritën "inshallah" ndërsa kërkonin rrënojat për një foshnjë 10-ditore, e cila u nxorr e gjallë gati 90 orë pas tërmetit.

Me sytë hapur, Yagiz Ulas u mbështoll me një batanije dhe u dërgua në spital. Sipas videove të transmetuara, ekipet e shpëtimit gjetën të gjallë edhe nënën e tij.

Në 24 orët e fundit, 67 persona janë nxjerrë nga rrënojat, tha zëvendëskryeministri turk Fuat Oktay. Rreth 80 mijë persona janë shtruar në spital, ndërsa 1.05 milionë kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit