Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Demiral nxjerr në ankand fanellën e firmosur të Ronaldos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.02.2023, 12:58

Turqia po përjeton ditë të errëta, pas atij tërmeti shkatërrimtar, teksa është momenti që të gjithë të solidarizohen me të prekurit dhe të ndihmojnë me sa munden. Natyrshëm, figurat e njohura duhet të jenë të parët që të vihen në lëvizje dhe këtë e ka bërë Merih Demiral.

Ish-mbrojtësi i Juventusit ka vendosur të nxjerrë në shitje një fanellë me autograf të Cristiano Ronaldos dhe të gjitha paratë e fituara nga shitja e saj, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve të tërmetit në Turqi, ku numri i të vdekurve po i afrohet shifrës 10 mijë.

“Sapo fola me Cristianon. Ai tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos nga koleksioni im. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të përdoren në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, shkroi Demiral në rrjetet sociale.

Postimi i Demiral ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët, teksa edhe Bonuçi mësohet se do të nxjerrë në ankand një fanellë të nënshkruar nga ana e tij. Demiral do t’ia dhurojë paratë shoqatës Ahbab, teksa Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Save the Children janë organizata, që pranojnë donacione.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit