Rrëzimi i ashensorit nga pesha/ Inxhinieri: Mashtrim, kur ka peshë ashensori ka sensor që bllokon lëvizjen

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.02.2023, 18:32

Një inxhinier mekanik që merret çdo ditë me ashensorët ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania në lidhje me rastin e mbrëmjes së djeshme kur një ashensor në Tiranë u rrëzua nga kati i pestë dhe si pasojë u dëmtuan rëndë dy persona.

Sipas versionit të policisë shkak ishte bërë pesha mbi kapacitetin e lejuar e personave që kishin hipur në ashensor. Por në mesazhin e dërguar pranë Joq Albania, inxhinieri hedh dyshime të forta për vërtetësinë e kësaj deklarate.

Inxhinieri shprehet se kur i vë ashensorit shumë peshë, ai nuk lëviz pasi ka sensor mbipeshe. Është njësoj si një makinë që nuk tërheq. Jo vetëm kaq, por ashensori nuk mund të bjerë aq kollaj, pasi ka edhe sistem frenimi dhe kapje me të paktën 5 kavo. Pra edhe nëse këputet një kavo, janë katër të tjera. Dhe kjo në rastin e ashensorëve të vegjël, pasi ashensorët e mëdhenj kanë më shumë kavo mbajtëse.

Sipas inxhinierit, zona ku ndodhi incidenti është shumë keq përsa i përket zbatimit të rregullores së sigurisë, pasi ka shumë teknikë amatorë që ndajnë paratë me administratorin.

Inxhinieri thotë se ashensori nuk përbën kurrë rrezik në qoftë se ai mirëmbahet nga teknikë të certifikuar dhe nga kompani serioze dhe jo nga individë. Montatori është njeriu përkatës që duhet ta bëjë mirëmbajtjen. Ashensorët kanë të paktën 500 pjesë të ndara që importohen dhe montohen nga specialistët vendas këtu tek ne.

Ashensori ka sensor mbipeshe, ka sistem frenimi dhe nuk ka vetëm një kavo ku mbahet. Gjatë montimit në ashensor vendosen kundërpesha të llogaritura sipas kapacitetit të mbajtjes së ashensorit. Mirëmbajtja e ashensorit është pika më kyçe e sigurisë së tij. Ajo duhet kryer çdo muaj, edhe në rastet kur nuk ka avari duhet të verifikohen kavot dhe te behet vaisja e pjesëve mekanike.

Në vijim mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje Joq! Jam vete inxhinier mekanik ashensori dhe me duket e cuditshme... Dhe nje mekanik e kuptonqe kur i ven shum peshe ashensori nuk leviz sepse ka sensor mbipeshe. Si makina qe nuk tërheq... Ajo zone eshte beterr fare, ka shume amatore si teknike qe ndajne leket me administratorin. Ashensori kurre nuk bie kot sepse ka sistem frenimi dhe sistem kapje me te paktën 5 kavo. Po policat jan budallenj vet 😂 e ashtu duan ti bejne te gjithë. Dhe te QSUT kur ra ashensori keshtu e nxorren u keput kavo... Po sistemi frenimit a egziston? Ashensori nuk eshte rrezik kurre ne qoftese ai mirembahet nga teknike te certefikuar dhe nga kompani serjoze jo nga individ. Montatori eshte njeriu perkates qe duhet ta beje mirmbajtjen. Ashensorët ka të paktën 500 pjesë të ndara që importohen dhe montohen nga specialistët vendas ketu te ne. Ai ka sensor mbipeshe, ai ka sistem frenimi dhe ai nuk ka vetem nje kavo ku mbahet. Gjatë montimit në ashensor vendosen kundërpesha të llogaritura sipas kapacitetit mbajtjes të ashensorit. Mirëmbajtja e ashensorit është pika më kyçe e sigurisë së tij. Ajo duhet kryer çdo muaj, edhe në rastet kur nuk ka avari te verifikohen kavot dhe te behet vaisja e pjeseve mekanike. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit