Emiriana Sako gati për SPAK, “fal” 1.2 miliardë në tenderin tepër të dyshimtë të Ujësjellësit të Durrësit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.02.2023, 22:13

Është e frikshme ta mendosh por është tashmë e qartë se pushtetarët në Shqipëri nuk kanë frikë nga asnjë autoritet ligjor. Kjo dëshmohet qartë në rastin e tenderave me shifra të mëdha që institucionet qëndrore apo lokale organizojnë, në të cilët ka dyshime të mëdha për manipulim.

Në rastin konkret rezulton se Ujësjellës Kanalizime Durrës, institucion në varësi direkte të bashkisë së drejtuar nga Sako, i ka dhënë 1.2 miliardë lekë bashkimit të operatorëve BALILI KONSTRUKSION dhe I.D.K KONSTRUKSION. Po ku qëndron e veçanta do thoni ju? E bardha në të zezë dhe pa iu “dridhur qerpiku” aspak, Emiriana Sako nëpërmjet UKD, ka dhënë 1.2 miliardë lekë në një tender fiktiv.

Themi kështu pasi në të morën pjesë vetëm dy pjesëmarrës, ata që fituan dhe pjesëmarrësi tjetër i cili paraqiti një ofertë me vlerë zero. Është plotësisht e qartë se tenderi është tërësisht fiktiv dhe fituesit diheshin që në fillim.

BALILI KONSTRUKSION rezulton të jetë në pronësi të Engjëll Balilaj ndërsa I.D.K KONSTRUKSION në pronësi të Barjam Dalipaj. Ky i fundit është cilësuar shpesh në media si “oligarku i semaforëve” për shkak se ka fituar thuajse shumicën e tenderave që kanë të bëjnë me semaforët dhe sinjalistikën rrugore, tendera këto kryesisht pa garë dhe thuajse me vlera të njëjta me fondin limit.

Në rastin konkret bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-51726-12-01-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion pjesor i rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë Durrës”. Oferta fituese e ofruar nga dy kompanitë e përmendura më lart rezulton ndërkohë se është thuajse sa 99.4% e fondit limit të tenderit duke e bërë këtë procedurë të denjë për SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit