Del mesazhi/ Blendian Dalipi i OSSH kujdeset më shumë për cilësinë e fotove të publikuara sesa për jetën e elektriçistëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.02.2023, 21:52

Blendian Dalipi prej pak kohësh është drejtori i OSSH, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Por me ardhjen në detyrën e re, duket se Dalipi ashtu si dhe shefat e tij, kujdesen më tepër për imazhin në rrjetet sociale se sa për vetë jetën dhe sigurinë e punonjësve.

Ka qenë një elektricist i cili ka denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania një mesazh që ka ardhur nga drejtori Blendian Dalipi.

Sipas mesazhit, drejtori u kërkon punonjësve të bëjnë kujdes në fototgrafitë e hedhura në rrjetet sociale, ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë për mjete pune të sigurta për elektriçistët.

Në vijim mesazhi i ardhur nga elektricisti i OSSH:

Pershendetje Joq, ja dhe mesazhi qe na dergon administratori i OSSH qe merakoset per cilesine e fotove dhe jo per sigurine e elektricisteve qe s’kane asnje mjet pune te sigurte.

Më poshtë do të gjeni mesazhin e dërguar nga drejtori Blendian Dalipi:

Pershendetje Duke mare shkas nga permbajtja e fotove qe publikohen ne media dhe rrjete sociale, kerkoj nga ju te merrni masa per respektimin e kushteve te punes. Do te lejohen foto te punonjesve qe kane kokore dhe veshje te përshtatme pune. Nga sot, asnje foto nuk do pranohet ne te hidhet ne media dhe rrjete sociale, qe nuk ploteson kriteret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit