FOTOT/ Kjo është makina moderne më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.02.2023, 19:06

Chiron ishte një sukses i madh për Bugatti, pasi prodhuesi francez i automjeteve shiti të gjitha makinat, rreth 500 copë. Tashmë kompania ka edhe një arsye tjetër për të qenë krenare pasi arriti të shënojë një rekord, duke shitur në ankand të vetmen Chiron Profilee me një çmim të paimagjinueshëm.

Në një ankand të mbajtur në Francë, Bugatti Chiron Profilee u shit për 9,792,500 euro ose 10,761,223 dollarë me kursin aktual të këmbimit. Në këtë çmim nuk është përfshirë TVSH-ja, e cila do ta çojë çmimin në 12 milionë euro ose më shumë se 13 milionë dollarë. CEO i Bugatti-Rimac, Mate Rimac, pretendon se Profilee tani mban rekordin botëror për makinën e re më të shtrenjtë të shitur në ankand.

Mundësuar nga motori W16 i Bugatti-t me katër turbocharged, Chiron Profilee jep një fuqi mbresëlënëse 1,476 kuajfuqi. Shpejtësia e saj arrin në 100 km/h në vetëm 2.3 sekonda, ndërsa mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 380 km/h.

Vlen të përmendet se Chiron Profilee është po aq ekskluziv sa La Voiture Noire, por ndoshta më i veçantë pasi është Bugatti i fundit tërësisht i ri që është i pajisur me një motor W16.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit