Erion Veliaj kërkon votat për rrugët para zgjedhjeve! 700 MILIONË LEKË nga taksat e popullit oligakëve Caushaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2023, 13:05

Mbi 714 Milionë Lekë pa TVSH është vlera e një tenderi të fundit të Bashkisë Tiranë dhënë kompanisë L.T.E Construction për rregullimin e rrugëve të Shkozës.

Fitues i kësaj procedure tenderimi publik është shpallur kompania e Ilir, Erjon dhe Artur Caushajt, ndërkohë që tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence pasi janë skualifikuar nga gara 15 kompani të tjera.

Arsyeja kryesore e skualifikimit të operatorëve të tjerë pjesëmarrës nga gara është mosdeklarimi i targave të fadomave apo ekskavatorëve.

Kryebashkiaku çuditërisht është zotuar zellshëm për të rregulluar rrugët e kryeqytetit vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Dhe për habinë tuaj afati i përfundimit të punimeve për këtë tender është muaji Maj, muaji kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Rastësi? Absolutisht! Një lëvizje strategjike e hapjes së thesit të parave publike, taksave të qytetarëve në prag zgjedhjesh: “Më jepni votën, t’ju jap rrugën”. Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të Tiranës, ndërkohë që qytetarët e Shkozës para kamerave të mediave kanë deklaruar se kanë një jetë pa patur rrugë si ato që reklamon kryebashkiaku në Facebook-un e tij.

PAMJE NGA RRUGËT E SHKOZËS PAK MUAJ MË PARË, NDËRKOHË ERION VELIAJ KRYEBASHKIAK

Rezulton se Caushajt janë klientë të Bashkisë Tiranë dhe kanë një përfitim nga pushteti vendor prej mbi 2.6 Miliardë Lekësh si konkurrentë të vetëm në procedurat e tenderimeve publike. Ata po ashtu kanë fituar tendera në bashkëpunim me “Ante Group” të Gjysho Merkos, një tjetër klient i Veliaj, pronar i kullës Lion Gate Park tek Rruga e Elbasanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit