Testi i shpejtë kundër covid/ A është ende efektiv pas kaq shumë mutacioneve?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.01.2023, 19:23

Nuk janë të pakta rastet e pacientëve me Covid-19 , të cilët, pavarësisht simptomave, rezultatet e para të testit të shpejtë rezultuan negative. Madje u deshën disa ditë që në testin e tyre të shfaqej vija e kuqe e dyfishtë.

Nga ana e tyre, ekspertët thonë se testet e zbulimit të shpejtë janë ende një mjet i dobishëm në frenimin e përhapjes së Covid- 19, por nga ana tjetër edhe ato janë të gabueshme.

Profesorët e Mjekësisë Laboratorike shpjegojnë arsyet pse testet e shpejta tregojnë ende rezultate false negative, veçanërisht gjatë periudhës kur shfaqen simptomat e para.

Arsyeja më e mundshme pse një test i shpejtë mund të japë një rezultat të rremë negativ është sepse ngarkesa virale nuk është ende e lartë.

Një tjetër studim i madh zbuloi se testet e shpejta zbulojnë saktë një infeksion Covid-19 në 73% të rasteve (dhe nëse personi ka simptoma). Nëse personi është asimptomatik, saktësia bie në 55%.

Një tjetër shpjegim i mundshëm për testin e rremë negativ është se nuk i keni ndjekur udhëzimet sipas shkronjës.

Ajo që rekomandojnë ekspertët është që të fryni gjithmonë hundën përpara se të bëni testin. Kjo ndodh sepse testi i shpejtë zbulon virusin në qelizat brenda hundës dhe jo në mukozën tuaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit