Viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Aksident i rëndë në Brazil, autobusi i mbushur me futbollistë bie nga ura

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.01.2023, 11:02

Një aksident i rëndë dhe tragjik ka ndodhur në Brazil, në qytetin e Alem Paraiba, ku një autobus i mbushur me futbollistë të moshës 14-17 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një urë, duke shkaktuar vdekjen e katër prej adoleshentëve.

Ndërkohë, 29 persona të tjerë janë plagosur pas këtij aksidenti. Mes viktimave janë tre fëmijë dhe një i rritur. “Shoferi humbi kontrollin e automjetit, ra nga ura dhe mbeti me rrotat lart”, tha agjenti Colen, një anëtar i Policisë Federale të Autostradave Braziliane.

Autobusi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash, pasi ka humbur kontrollin. Të lënduarit janë dërguar në qendrat shëndetësore aty pranë. Skuadra e Vila Maria po kthehej si fituese pas pjesëmarrjes në finalen e turneut të Copa Nacional, ku kishte fituar titullin në U18 dhe nënkampione në U16.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit