Cili është qëllimi i luftës së Putin në Ukrainë? Synonte Donetsk dhe Lugansk, por përfundoi duke shkatëruar edhe Kievin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.01.2023, 19:01

Biznesmeni gjerman mik i Putinit, Matthias Warnich, drejtor ekzekutiv i kompanisë tashmë të zhdukur të administrimit të gazsjellësit Nord Stream 2, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Die Zeit’ flet për takimet që pati me presidentin rus në Moskë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Warnich është i vetmi shtetas gjerman në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe Putinin.

Sipas Warnich, në takimet që kishte me Putinin, ai u përpoq të bindte presidentin rus që t'i jepte fund luftës kundër Ukrainës. Ai e kishte pyetur gjithashtu Putinin, se cilat janë qëllimet reale të të ashtuquajturit "operacion special ushtarak në Ukrainë".

“Ju flisni për Donetsk dhe Lugansk dhe në të njëjtën kohë trupat tuaja duan të pushtojnë Kievin. Si shkon kjo? Dëshironi Odesën apo Kharkivin apo gjithë Ukrainën? Apo diçka më shumë?' dyshohet se Warnich ia bëri këtë pyetje Putinit, i fundit ky që u përgjigj: "Ky është një sekret shtetëror". Varnich pretendon se në një bisedë tjetër ai i tha Putinit se nuk mund ta fitojë luftën.

Sipas asaj që tha Warnich, i cili në maj nën presionin e opinionit publik së bashku me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder la postin e tij në Bordin e Drejtorëve të (kompanisë ruse të naftës) Rosneft, hodhi poshtë propozimin e Putinit për të shkuar për të qëndruar në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se presidenti rus po takohej me Warnich, por nuk dha detaje.

Intervista titullohet fjalët e vetë Warnich, i cili thotë se për momentin është toksik në Gjermani dhe askush nuk dëshiron të ketë lidhje me të.

Matthias Warnich, i cili në Gjermani quhet miku i Putinit, u takua me Putinin në vitet 1980 kur presidenti i ardhshëm rus, duke qenë agjent i KGB-së, punonte në Dresden.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit