Llatja shuka me lekë oligarkëve për zgjedhje/ 800 MLN Yzedinit dhe Eralit të shpyllëzojnë Gjinarin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2023, 22:57

Vetëm pak ditë më parë në JOQ Albania mbërriti një denoncim i rëndë i faktuar me foto ku fadromat rrëzonin pemët e Gjinarit të bukur, një prej fshatrave turistikë më të bukur të Elbasanit.

Kjo perlë e Shqipërisë së mesme po shpyllëzohet nga kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja me qëllim betonizimin e saj nga oligarkët. Motivi nis me dhënien e disa milionë lekëve nga taksat e popullit në këmbim të sigurimit të votave si në prag zgjedhjesh lokale që jemi.

Llatja ka nisur të bëjë mirë llogaritë për sponsorat e tij që do i sigurojnë votat në zonën e Elbasanit dhe Yzedin Bozhaj së bashku me përfituesin tjetër të tenderit prej mbi 810 Milionë Lekësh pa TVSH, Eral Myftaraj kanë kompani të fuqishme dhe një numër të konsiderueshëm punëtorësh që padyshim përkthehen në interes për kryetarin rilindas të Elbasanit.

“Shëndelli shpk” e Bozhajt dhe “Meteo shpk” e Eral Myftarajt janë shpallur fitues në tenderin për betonizimin e Gjinarit dhe Fushëkuqes. Pamjet e prerjes së pishave apo rrëzimit të tyre me mjete të tonazhit të rëndë janë një masakër vizuale dhe shpirtërore por kjo kosto është e pallogaritshme për kryebashkiakun Llatja i cili ka gjetur sponsorat për vota.

Myftaraj është ortak në disa biznese të rëndësishme në vend me të tjerë biznesmenë të fuqishëm të cilët do të vihen në shërbim të kryebashkiakut.

Zgjedhjet janë afër dhe Llatja ka hapur thesin për të cilin JOQ Albania në kuadër të shfrytëzimit të taksave të popullit për oligarkët ka shumë për të investiguar dhe publikuar në interes të opinionit publik.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit