“Strehimi në hotele, të ndalet urgjent!” Çfarë fshihet pas zhdukjes së fëmijëve shqiptarë në Britani?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 17:34

Shumica e fëmijëve azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet e Home Office në Britani të Madhe, ka të ngjarë të jenë trafikuar nga bandat, thanë ekspertët e NationalWorld.

Avokatja Philippa Southwell shpjegoi se shumë fëmijë të zhdukur kthehen te trafikantët për të ruajtur ‘shtëpi bari’, si pjesë e rrjeteve të drogës në linjat e qarkut, ose për punë seksuale.

Rreth 200 të rinj që kërkojnë azil janë aktualisht të zhdukur, ka pranuar një zyrtar i qeverisë britanike, ku vetëm 176 prej tyre janë të mitur shqiptarë.

Duke iu drejtuar deputetëve të martën (24 janar), Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se nga 4600 fëmijë azilkërkues që kishin mbërritur në MB që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer.

Kjo vjen pasi një raport në “The Guardian” pretendonte se dhjetëra fëmijë ishin rrëmbyer nga një hotel azilkërkuesish i drejtuar nga Home Office në Brighton. Një sinjalizues, i cili punon për kontraktorin e Home Office Mitie, i tha gazetës se "fëmijët fjalë për fjalë po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden".

Megjithatë, një zëdhënës i Home Office tha për NationalWorld se "nuk është e vërtetë të thuhet se të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil po rrëmbehen”, duke theksuar se fëmijët nuk janë të ndaluar dhe janë të lirë të largohen nga akomodimi.

“Ata mund të zgjedhin të largohen për një sërë arsyesh, si për shembull për të vizituar familjen”, thanë ata.

Por shqetësimet mbeten ende, ndërsa ekspertët ngrenë dyshime që fëmijët të trafikohen, të shiten për punë seksuale ose të detyrohen të bëhen pjesë e krimit të organizuar. Pra, ku përfundojnë saktësisht fëmijët azilkërkues, pasi zhduken dhe çfarë ndodh me ta? Ja çfarë thanë ekspertët për NationalWorld.

Ku shkojnë fëmijët azilkërkues pas zhdukjes?

Philippa Southwell, drejtore në Ekspertët e Trafikimit të Njerëzve dhe Skllavërisë Moderne, i tha NationalËorld se trafikimi ishte një shqetësim legjitim. Ajo tha se shumë nga fëmijët me të cilët kishte punuar gjatë disa viteve të fundit ishin zhdukur nga hotelet e Home Office, akomodimi i autoriteteve lokale ose strehimet e kujdestarisë dhe shumica prej tyre rezulton se janë trafikuar.

"Është e zakonshme që ata tashmë janë në skllavëri borxhi. Pra, këta fëmijë kanë qenë të trafikuar më parë dhe ata kthehen te trafikantët e tyre sepse këta të fundit kërcënojnë familjet e tyre që u detyrohen para. Fëmijët përfundojnë duke u kthyer në cikle shfrytëzuese sepse kanë frikë se çfarë do të ndodhë me të dashurit e tyre”, tha avokatja e trafikimit të qenieve njerëzore.

Southwell shtoi se ka një "proces të kujdesi”, i cili ndihmon në lehtësimin e trafikimit të fëmijëve. Për shembull, fëmijëve u jepet një numër telefoni celular për t'u mbajtur mend, ose informacione të caktuara kontakti të shkruara në rrobat e tyre. Pra, është pothuajse shumë e lehtë për fëmijët të kontaktojnë me trafikantët e tyre.

Fëmijë të tjerë ushqehen me informacione nga bandat për atë që supozohet se do t'u ndodhë nëse gjenden në Britani 'në mënyrë të paligjshme', gjë që i frikëson ata pasi nuk dinë se kujt t'i drejtohen, ose çfarë është e vërtetë. "Kështu që ata do t'u japin trafikantëve vendndodhjen ku ata banojnë dhe ata do të merren përsëri prej tyre”, përfundoi Southwell.

Ka edhe mënyra të tjera se si fëmijët përfundojnë duke u zhdukur. Disa trafikantë, shpjegoi Southwell "e dinë se ku janë njerëzit e cenueshëm" dhe ata do të qarkullojnë nëpër këto vende për të parë nëse shfaqet një mundësi.

Por çfarë mund të bëhet?

Ekspertët thonë se duhet të ketë mbrojtje më të mirë, si dhe më shumë mbështetje për fëmijët që kërkojnë azil.

"Në përvojën time, kur klientët e mi kanë një avokat të mirë, ata mendojnë se kanë një rrjet mbështetës dhe kjo bën një ndryshim të madh. Mbrojtësit mund t'i ndihmojnë ata të shkojnë në dyqane, gjë që i ndalon fëmijët të merren nga trafikantët”, tha Southwell.

Dame Sara argumentoi se përdorimi i hoteleve si strehim urgjent "duhet të ndalet", duke i thënë BBC Radio 4 se "duket se qeveria ka injoruar shenjat paralajmëruese". Ajo tha se "duhen dhënë para të mjaftueshme autoriteteve lokale për t'u marrë me këta fëmijë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit