Merr fund arratia për shqiptarin që vrau “Amerikanin”, zbulohet vendi ku ishte strehuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2023, 16:28

Policia greke ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Kalamatë, 38-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e "Amerikanit" mëngjesin e së premtes së kaluar.

Sipas mediave, Izbi Çaushi fshihej në zonën e Mesinisë dhe u arrestua në një shtëpi me qira në Akrogiali, pranë fshatit Kitries, ku kishte lënë edhe makinën që drejtonte ditën e vrasjes së 47-vjeçarit.

Shtëpia në të cilën ai u arrestua, ishte marrë me qira në emër të një shtetasi bullgar, i cili gjithashtu u arrestua për strehim të një krimineli. Sipas të njëjtave informacione, në dhomë është gjetur edhe një sasi droge. 38-vjeçari është dërguar në Repartin e Sigurimit të Kalamatës.

Për të njëjtin rast është arrestuar një 22-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka rrëfyer pjesëmarrjen e tij në ekzekutimin mafioz të 47-vjeçarit. I riu ishte pasagjer në makinën që drejtonte autori dhe kishte lënë takimin me viktimën, mëngjesin e së premtes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit