Pas zbulimit të shtëpisë së barit dhe arsenalit të armëve në Shijak, Policia ka vënë nën hetim janë dhe dy punonjës të OSHEE-së dhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç, pasi akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi, fakt ky i paraportuar nga dy punonjësit.
Dje u sekuestruan:
444 rrënjë kanabis 222 llamba elektrike Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike 10 kallashnikovë 1 pushkë 1 automatik shars Granata dore 1 hark luftarak 1 jelek anti-plumb 1 palë dylbi Municion luftarak