Vidhen para në një zyrë në Tiranë, grabitet edhe një makinë gjatë natës në Laprakë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.01.2023, 14:07

Shtetasi me iniciale S.Y, 25 vjeç ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur automjetin në Laprakë. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe për gjetjen e automjetit. Gjithashtu në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës është vjedhur një shumë parash pranë një zyre, ndërsa policia po punon për kapjen e identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur “Guintash”, gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.

Në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit