Zakharieva: Presidenti i RMV-së iu shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2023, 12:18

“Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nuk i mbron interesat e atdheut të tij, por i shërben politikave të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan”, thotë ish zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva dhe kryetare aktuale e Komisionit për Politikë të Jashtme.

Ajo kërkon reagim të ashpër nga Bullgaria për deklaratat e Pendarovskit.

“Bullgaria duhet të ketë reagim shumë të prerë dhe të qartë ndaj deklaratës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që ai bën deklarata të ashpra që nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thotë Zakharieva.

Ajo shpreson se qeveria e RMV-së nuk do ta pranojë kërkesën e Pendarovskit për shpalljen e politikanëve bullgarë persona non grata.

“Shpresoj shumë që qeveria maqedonase nuk do ta pranojë kërkesën e tij, sepse kjo do t’i përshkallëzojë më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Kjo do t’u shërbejë atyre politikanëve bullgarë që nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Disa prej tyre gjithashtu nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha Zakharieva.

Ndryshe, ditë më parë presidenti i RMV-së Stevo Pendaroski, kërkoi që qeveria t’i shpallë persona të padëshiruar në vend eurodeputetët bullgarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit