Dy beteja “gladiatorësh”, hidhet në Zvicër shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2023, 12:05

Është hedhur ditën e sotme shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, një turne dytësor, që zëvendëson miqësoret e shumta, por që dhuron edhe përballje “titanësh” shumë të bukura.

Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia janë skuadrat që kanë arritur të kualifikohen deri në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit dhe që do të diskutojnë së bashku fitimin e trofeut.

Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, fati vendosi të vërë përballë Italinë me Spanjën dhe Holandën me Kroacinë. Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet ku do të luhen ndeshjet janë Roterdami dhe Enschede.

Dy gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa dy finalet, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhen më 18 qershor.

Ndeshjet

14 qershor, Holandë-Kroaci

15 qershor, Spanjë-Itali

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit