Efektivja e policisë Anisa Kostani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të afërta me të dhe familjarët e saj kanë konfirmuar se policja e re ndodhet në gjendje kritike në reanimacion teksa për të po kërkohet gjak.
Kristofor Duka, djali pa patentë i cili ishte në timonin e makinës që u aksidentua, ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Familjarët e Kostanit kanë postuar në rrjetet sociale numrin ku mund të kontaktojnë ata që mund të dhurojnë gjak për të.
Dyshja e të aksidentuarve ka lidhje të ngushta miqësie.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije. Përplasja ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.