Policia greke ka arrestuar një 62-vjeçar në Greqi. Ky i fundit akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij 28-vjeçare. Burri u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e vazhdueshëm prej 5 vitesh të 28-vjeçares. Babai abuzues u kap të martën, më 24 janar, në fshatin Paçni të komunës së Mykis.
Sipas mediave greke, arrestimi i 62-vjeçarit u bë pas denoncimit në AT Echino, teksa pas denoncimit, efektivë të policisë së Echinou-t me asistencën e kolegëve të Departamentit të Policisë Mykis arrestuan 62-vjeçarin dhe e dërguan në qendrën e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë.