Në Shqipëri numri i personave obezë është duke u rritur nga viti në vit.
Harta, e publikuar nga “Our World in Data”, përdor të dhëna të përpiluara nga shifra nga 195 vende të botës për të treguar normat e obezitetit.
Shifrat vijnë nga Bashkëpunimi i Faktorit të Riskut të NCD, i cili regjistroi tendencat në mbarë botën midis 1975 dhe 2016 për 128.9 milion njerëz. Statistikat u bazuan në indeksin e masës trupore (BMI) veçanërisht, njerëzit që ishin nënpeshë, mbipeshë ose obezë.
Harta zbuloi se 39% e të rriturve në botë ishin mbipeshë ose obezë dhe në Shqipëri niveli i obezitetit është 57.7%.
Harta tregoi gjithashtu se asnjë vend i vetëm nuk pa një rënie në normat e obezitetit midis 1975 dhe 2016. Në nivel global, 13% e të rriturve të moshës 18 vjeç e lart u regjistruan si obezë në vitin 2016.
10 vendet më mbipeshë në botë janë:
Nauru – 88.5%
Palau – 85.1%
Ishujt Kuk – 84.7%
Ishujt Marshall – 83.5%
Tuvalu – 81.9%
Niue – 80%
Kiribati – 78.7%
Tonga – 78.5%
Samoa – 77.6%
Mikronezi – 75.9%
10 vendet me më pak njerëz mbipeshë janë:
Vietnam – 18.3%
Indi – 19.7%
Bangladeshi – 20%
Etiopi – 20.9%
Nepal – 21%
Timor – 21.6%
Kamboxhia – 21.7%
Eritrea – 22%
Niger – 22%
Burundi – 22.2%