Në muajin dhjetor, biznesmeni Edmond Papa u vra në Tiranë për motive hakmarrje. Sipas hetuesve, shkak është bërë vrasja e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me shpërthim tritoli të telekomanduar.
Familjarët e të riut nga Tepelena duke mos pasur pasur besim tek autoritetet për drejtësi, kishin arritur të siguronin informacione në rrugë private për autorët e vrasjes së tij dhe po përgatiteshin për hakmarrje. Hakmarrja për vrasjen e riut është organizuar në hotelin e Papës në Sarandë.
Albano Velo, i arrestuar dhe Andrew Bode kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, derisa e kanë ekzekutuar më 16 dhjetor në Tiranë. Por pavarësisht provave të mbledhura deri më tani, ende nuk dijet se nga kush e kanë marrë porosinë Velo dhe Bode, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn.
Velo i cili është arrestuar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vazhdon të jetë ende në kërkim.
Ndërkohë vlen të thuhet se babai i Aleksandër Sadikajt ka identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut.