Qytetarët gjejnë të moshuarën që humbi sot në Tiranë, ajo bashkohet me familjarët e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2023, 21:28

Është gjetur shëndoshë e mirë 70-vjeçarja Violanda Oseku, e cila kishte humbur paraditen e sotme.

Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se e moshuara është gjetur para pak çastesh pranë spitalit Ushtarak në Tiranë. Ata kanë njoftuar menjëherë familjarët dhe ata kanë shkuar dhe e kanë marrë.

E moshuara që vuante nga skleroza tani është pranë familjarëve të saj dhe kjo falë bashkëpunimit me qytetarët dhe publikimit në JOQ ALBANIA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit