Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI/ Pasi loboi për Ramën në SHBA hapi kompani në Tiranë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.01.2023, 17:49

Pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet për shkelje të detyrës së ofruar nga SHBA për të denoncuar korrupsionin në Shqipëri dhe pas akuzës se me të ka bashkëpunuar edhe kryeministri Edi Rama, ky i fundit ka nxitur të distancohet. Rama ka shkuar deri në kufijtë e viktimizimit duke thënë se ndaj tij po bëhet një gjyq alla Big Brother nga politika dhe media.

Vetë CNN shkruan se McGonigal akuzohet se ka punuar me Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) në Shqipëri, duke marrë 225 mijë dollarë rryshfet. Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, me një politikan kosovar dhe persona të tjerë duke dezertuar misionin e tij.

Sipas hetuesve amerikanë, Rama është takuar të paktën katër herë me zyrtarin e FBI, por këto takime nuk janë raportuar.

Hpet biznesi

Por tashmë ka dalë në dritë një tjetër fakt. Në muajin shtator 2022, kur Edi Rama i kërkonte McGonigal një takim në SHBA për të formësuar nismën anti-korrupsion, në emër të këtij të fundit u hap një kompani në Tiranë për lidhje biznesi dhe rezulton se aksionet janë blerë në muajin prill të 2019 nga avokati Shefqet Dizdari.

Nga dokumentet që Syri.net ka siguruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”. Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.

Mbyllet biznesi

Por plani i Ramës me McGonigal u bllokua nga FBI dhe ish-agjenti mbylli edhe kompaninë në Shqipëri. Teksa ky skenar nuk u realizua, duket se më i suksesshëm ka rezultuar shqiptari i dytë, emri i të cilit del në dokumentin e publikuar nga Insajder.

Dorjan Duçka, bashkëpuntor i kryeministrit Edi Rama del sërish në listën e komunikimeve të ish-agjentit amerikan. Duçka është një lobues për llogari të Edi Ramës, të cilit i ka mundësuar takime të ndryshme. Takimi i fundit që Dorjan Duçka i ka mundësuar Edi Ramës është ai me drejtuesin e Facebook, Mark Zukenberg në mbrëmjen e organizuar nga prestigjozja gjermane Bild.

Fotot e shkrepura kanë tradhëtuar e kanë nxjerrë në pah lidhjet e Edi Ramës me Duçkën. Tashmë mbetet për tu zbardhur se kush është roli i Duçkës në kontaktin me ish-agjentin e FBI, të akuzuar nga autoritetet për lidhje me rusët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit