Mbrëmjen e djeshme, në Elbasan u regjistrua një aksident fatal me një viktimë. Një shtetas i paidentifikuar përplasi me makinë këmbësorin Fiori Sula, 20 vjeç, në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e përplasjes, i riu që shihni në foto humbi jetën rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia po heton zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit. I riu do të përcillet sot në banesën e fundit rreth orës 14:00 në Cërrik. JOQ Albania i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit për humbjen e thellë të djalit të tyre në një moshë të re!