Policia fshehu ngjarjen/ Dy shokët masakrojnë shokun e tyre, e godasin 27 herë me thikë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2023, 12:01

Është zbuluar vetëm sot një ngjarje e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në një nga lokalet e zonës së Bllokut në Tiranë. Një 41-vjeçar është masakruar, duke u goditur plot 27 herë me thikë nga persona të paidentifikuar, teksa policia ka zgjedhur ta fshehë këtë ngjarje deri ditën e sotme, ku më pas doli me një njoftim me pretendimin se nuk e ka fshehur, por për arsye hetimore nuk e ka bërë publike.

Raportohet se gjithçka ka ndodhur në orën 12:00 të mesditës së të shtunës, ku 41-vjeçari Eder Dorzi ka qenë i ulur në një nga lokalet e kësaj zone dhe dy persona, të njohur dhe miq të tij, i janë afruar duke e sulmuar disa herë më thikë. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda.

Ndërkohë, dy persona janë shpallur në kërkim nga policia. Ata janë Maren Hoxha dhe Heridon Hasa, teksa dyshohet se shkak i konfliktit mund të kenë qenë këta dy persona, pasi dyshohet të jenë përdorues të rregullt të drogës. Dorzi është emër i njohur nga policia, pasi në vitin 2015 u arrestua për ushtrim prostitucioni.

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të mbetet i paralizuar, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit