Maren Hoxha dhe Heridon Hasa mësohet se janë dy autorët që plagosën 27 herë me thikë në një lokal në ish-Bllok, Eder Dorzi 40-vjeç.
Personi në foto është i plagosuri, teksa dyshimet janë se shkak për konfliktin mund të kenë qenë ngacmimet e agresorëve, pasi njihen si përdorues droge. Ndërkohë i plagosuri njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion.
Dorzi u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar “TEMPESTA 2015” dhe ishte pjesë e grupit kriminal pasi shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.
41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart. Vlen të theksohet se ngjarja u bë publike sot në media, teksa policia kishte 3 ditë që e fshihte si rast.