29-vjeçarja “tronditet”: Mamaja refuzon të kujdeset për vajzën time nëse nuk e paguaj 20$ në orë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2023, 02:13

Një nënë e re është tronditur kur mamaja e saj i kërkoi para për kujdesin e fëmijëve.

Nëna 29-vjeçare nga SHBA po planifikonte të kthehej në punë dhe nuk donte të hynte në borxhe të mëtejshme duke paguar tarifat e kujdesit për fëmijët. Edhe pse kur iu drejtua nënës së saj 64-vjeçare në pension për ndihmë, ajo refuzoi.

29-vjeçarja i shpjegoi mamasë së saj se duhej të kthehej në punë pasi fitonte më shumë para se bashkëshorti i saj dhe se kishin borxhe për të shlyer. Por pavarësisht këtyre, mamaja i kërkoi 20 dollarë për çdo orë që të kujdeset për fëmijën, plus tarifat nëse rroga i vonohet.

29-vjeçarja është tronditur nga kjo deklaratë e mamasë së saj pasi thotê se ajo nuk bën asgjë përveç shikimit të TV dhe gatimit të ushqimit.

Gjyshja gjithashtu kërkoi që vajza e saj t'i siguronte të gjitha gjërat thelbësore për fëmijën, duke përfshirë një ndenjëse makine, karrocë fëmijësh, shishe dhe gjithçka tjetër.

Puna nga shtëpia gjithashtu nuk është një opsion për çiftin dhe 29-vjeçarja ka pyetur ndjekësit në rrjetet sociale:

A e kam unë gabim që dua që nëna ime, e cila është në shtëpi gjatë gjithë ditës, të kujdeset për fëmijën tim falas, ndërsa unë dhe partneri im përpiqemi të rregullojmë financat tona?

Të shumtë ishin ata që komentuan, por duke mbështetur anën e gjyshes pasi i thanë 29-vjeçares se ajo nuk duhej të bënte fëmijë nëse nuk e ruante dot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit