Një bloger i çuditshëm udhëtimesh është kritikuar për lidhjen e tij me një 23-vjeçare që duket si një vajzë 8-vjeçare.
Dan Swygart, 26 vjeç është lidhur me Shauna Rae rritja e së cilës u ngadalësua për shkak të trajtimit që ajo mori si fëmijë për kancerin e trurit. Rae peshon 22 kg dhe është 1 metër e gjatë.
Swygart së fundmi ndau disa foto me Rae në Instagram, përpara se të postonte një video në faqen e mediave sociale duke mbrojtur me forcë lidhjen e tyre. Në klipin e tij, Swygart zbuloi se ai iu afrua Rae pasi pa sezonin e parë të shfaqjes së saj. Dyshja u takuan personalisht dhe shkuan në disa takime së bashku.
Është shumë e rëndësishme të mbani mend se Shauna është një grua e jashtëzakonshme 23-vjeçare që ka një paaftësi. Pra, ndërsa po ndërtoni një lidhje me të, është e rëndësishme të pranoni paaftësinë e saj dhe të krijoni diçka me të për atë që ajo është si individ. Sapo ju thoni se ajo nuk mund të ketë një lidhje reale me dikë tjetër, ju e dehumanizoni atë. Ajo është një qenie njerëzore. Ajo meriton të ketë marrëdhënie dhe lidhje me kë të dojë.
Por britaniku është kritikuar nga njerëzit pasi nuk besojnë te dashuria e tij pasi 23-vjeçarja ngjan si fëmijë dhe askush nuk mund të lidhet me të.