Kujtoi se i çoi SMS Rama në Signal, oligarku Pëllumb Salillari: Mirë shef si jeni?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.01.2023, 21:17

Nëse ende nuk e keni marrë vesh parodinë e gatuar për ditën e sotme në Republikë, JOQ Albania jua sjell thjesht, në mënyrë të zbardhur me qëllim që të mos bini pre e çorbës qeveritare.

Pëllumb Salillari, një nga oligarkët më të mëdhenj të Ramës, paskërka rënë pre e një grupi mashtruesish të cilët donin t’i merrnin 150.000€ duke u hequr si Edi Rama. Personi me numër anglez, me emër të regjistruar në aplikacionin Signal si “Edi”, i paska shkruar oligarkut Salillari mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes.

Pas disa minutash, oligarku i është përgjigjur personit të cilit mendonte se ishte Edi Rama me fjalët: “Mirë shef si jeni?”. Ky detaj në dosje ka hedhur dritë mbi deri më sot supozimin se oligarkët janë thjesht pastruesit e parave të qeveritarëve nëpërmjet tenderave publikë, ku kryeministri i vendit është “shefi i madh”.

Duke e quajtur “shef”, Salillari ka dashur t’i tregojë mesazh-dërguesit se e ka njohur ndërkohë që i është vënë në dispozicion.

Mesazh-dërguesi nga ana tjetër ia kthen: “Doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër”.

Në këtë moment oligarku ka dyshuar se po e mashtronin. Por kjo nuk bëhet më tej me dije në dosje pavarësisht se ai ka dhënë deklaratën e tij. Salillari njofton policinë dhe i rrëfen se ç’po ndodhte. Më tej oligarkut i kërkojnë që të lërë takim me personin.

VIJON BISEDA

Salillari: Më thuaj të lutem pa problem.

Personi i paidentifikuar: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi?

Rezulton sipas hetuesve të shtetit shqiptar se ky numër përdorej për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, u arrestuan dhe iu caktua masa “arrest në burg”.

Ata u joshën pasi oligarku i premtoi se shumën do e gjenin në banesën e tij.

Sipas atyre që shkruan dosja policore: Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Ironik është fakti i vlerës së Miliardave që ka vjedhur Salilari në bashkëpunim me shefin e tij “Edin” nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe vazhdon të qëndrojë i pacënuar nga ligji, ndërkohë që nëse do e analizonim komikisht, mashtruesit thjesht tentuan të rimerrnin taksat e tyre që oligarku në bashkëpunim me qeverinë u ka vjedhur ndër vite… por për këtë do të shkruajmë në artikullin e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit