Erion Veliaj: Kullat na duhen se eleminojmë trafikun

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.01.2023, 20:55

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka bërë një deklaratë gjatë një interviste në televizion ku ka thënë në thelb se kullat në Tiranë shërbejnë për eliminimin e trafikut.

Veliaj sipas teorisë së tij thotë se banorët që jetojnë në periferi si për shembull në Krrabë, Rinas apo Zall-Bastar do të krijonin trafik duke ardhur me makinë në Tiranë.

Në këtë mënyrë trafiku do të shtohej, prandaj duke ndërtuar sa më shumë kulla do të strehoheshin banorët e periferive në to dhe nuk do të kishin nevojë të lëviznin me makinë nga periferia deri në Tiranë.

Nuk është ende e qartë se në çfarë mënyrë banorët e periferive do të kishin mundësi të përballonin çmimet që shkojnë deri në 5-6 mijë euro në këto kulla?

Në vijim deklarata e Veliajt dhe video përkatëse:

Ata që kritikojnë kullat dhe ankohen për trafikun duhet ta mendojnë mirë. Po sikur të gjithë këta njerëz t’i kishim nëpër periferi, në pallate 3-katëshe, 4-katëshe, 5-katëshe që do shkonin deri në Krrabë, deri në Rinas, deri në Kashar, edhe deri në Zall-Bastar atje ku ra tërmeti... Këta njerëz me çfarë do vinin në Tiranë? Se ende nuk jemi anëtarë të Bashkimit Europian që të përballojmë një metro që subvencionohet nga Bashkimi Europian, sic mund të ndodhi me metronë e Selanikut që dhe ajo ka 30 vjet që s’bëhet, apo me metronë e Bukureshtit edhe të Sofjes që kur u futën në Bashkimin Europian patën fonde të tilla. Pra nëse këta njërëz i çojmë në super periferitë e Tiranës a nuk do vijnë me makina? Dhe në vend që të zvogëlohet trafiku, a nuk do të shtohet? A nuk është më mirë që kush vjen në hotel në qendër të Tiranës, të eci në këmbë dhe të mos vijë nga një periferi e largët, të shtojë më shumë trafik?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit