Bie nga ndërtesa një 12-vjeçar në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2023, 18:46

Dje në ora 17:13 në SPB Shkup është raportuar se një djalë 12-vjeçar nga Shkupi ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Luka Gerov” në Shkup.

Sipas denoncimit të nënës, i mituri është rrëzuar në moment teksa ka qenë i vetëm në dhomë.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll, ndërsa i mituri është dërguar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit