Nga mungesa e reshjeve, shteren liqenet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2023, 19:01

Territori i ujërave në liqenet e Maqedonisë së Veriut po zvogëlohet, ai i tokës po rritet, ndërsa tregues më i mirë për këtë është gjendja e liqenit artificial të Tikveshit, i cili më parë dukej kështu..(pamje) ndërsa tani duket kështu(pamje)

Ulje të nivelit të ujit është shënuar edhe në liqenet e tjera t shtetit. Hidrologët thonë se nëse vazhdon të mos ketë reshje te shiut dhe borës thatësira do të thellohet edhe më shumë, ndërsa rrjedha e ujit nëpër lumenj dhe akumulimet artificiale do të ulen.

Bora është elementi kyq, ja këto ditë ka rënë pak borë nëpër male, megjithatë kjo është Akoma herët, presim që në pjesën e mbetur të janarit dhe gjatë muajit shkurt, presim që megjithatë do të ketë reshje të borës që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjen e ujërave në vend. Nëse nuk do të kishte sasi të tilla të borës, është e mundur të vazhdojë moti I thatë edhe më tej. Përfundime të tilla nuk mund të japim prej tani sepse Akoma është herët, por nëse vazhdon thatësia, pa reshje të mëdha, do të ulet rrjedhja e ujit nëpër lumenj dhe bashkë me të edhe me akumulimet artificiale nëpër vend”, tha Atanas Ugrinski, sektori i hidrologjisë.

Sipas të dhënave të Entit hidrometeorologjik, muaji dhjetor i vitit 2022 karakterizohet si muaj jashtëzakonisht i ngrohtë dhe me reshje mesatare të shiut. Temperaturat e dhjetorit për një periudhë 30 vjeçare ishin për 3,4 gradë Celsius më e larta se mesatarja.

“Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të dhjetorit, për një periudhë nga viti 1991 deri në 2020, matjet ishin për 3.4 gradë Celsius më e larta se mesatarja në nivel shtetëror. Temperatura më e lartë maksimale është shënuar më 17 dhjetor në Manastir, 22 gradë Celsius. Kishim temperatura të larta jo të zakonshme gjatë këtij muaji dhe valë të ngrohtë vjeshtore nga 7 deri në 12 dhjetor. Krahasuar me vlerën mesatare të dhjetorit për një periudhë shumëvjeçare që është 64 mm, sasia e matur mujore e reshjeve ishte mesatare në nivel shteti”, deklaruan nga Enti Hidrometeorologjik.

Lidhur me nivelin e ujërave nëpër liqenet e territorit të të gjithë shtetit , por edhe atë të Tikveshit ku gjendja është më alarmante, nga Elektranat e Maqedonisë thonë se ato akoma janë brenda kornizave të përcaktuara nga leja e menaxhimit ujor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit