Me afrimin e fushatës zgjedhore, Veliaj ka filluar së fundmi të rrisë dozën e propagandës. Këtu përfshihet edhe shpëtimi i maceve që hipin për qejf të vet majë pemëve, duke angazhuar zjarrfikësit.
Por qëllon ndonjëherë që propaganda nuk të ecën sipas planit dhe përballesh me situata qesharake si kjo që do të shikoni në video.
Një mace që po rrinte sipër një peme, “shqeu” sytë me habi kur pa t’i afrohej një shkallë me një punonjës zjarrfikëseje mbi të.
Zjarrfikësi tentoi të kapte macen, natyrisht për të shpënë propagandën deri në fund, por macja e gjorë u tremb dhe tentoi të ikte duke rënë nga lartësia.
Për fat aty poshtë qëlloi një kalimtar i rastit që e priti në krahë.