Mexhiti: Në 2016-tën, unë e shpëtova BDI-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 08:26

Izet Mexhiti është i bindur se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të sjell një vendim të duhur kundrejt “Grupit të zjarrit”, vlerëson ai në TV21.

Sipas Mexhiti, kjo do të ndodh pasi ai bashkë me Nevzat Bejtën dhe Teuta Arifin, në vitin 2016 e shpëtuan BDI-në duke e bërë fitimtare.

“Atëherë (në vitin 2016) e kemi pasur një përplasje, se a duhet të ndahemi nga (Nikolla) Gruevski ose jo apo duhet të rrimë me të? Ju kujtohet mirë kur promovohej edhe Qeveria me Gruevskin me 8 resore nga mediumet nga Shqipëria zotëri Grubi? Edhe kritikat e VMRO-së kur i tha se ‘nuk ke të drejtë të kritikosh VMRO-në se ke qenë inventar i VMRO-së! Edhe atëherë kemi qenë bashkë. Unë, Nevzati (Bejta) dhe Teuta (Arifi), por kemi dalë fitues”, tha Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit