Të moshuarin dhe i vodhën 200.000 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 11:00

MPB njofton se policia ka arrestuar A.Gj.(48) dhe M.S.(38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se me datë 08.01.2023 rreth orës 15:30 në rrugën “Selaniku” në Manastir, kanë ka kryer veprën penale “grabitje”.

“Gjegjësisht, veprën penale e kanë kryer duke e sulmuar fizikisht një 67-vjeçar nga Manastiri, duke përdorur sende druri dhe i kanë marrë para në vlerë prej rreth 200.000 denarëve”, thonë nga MPB duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj A.Gj. kurse M.S. si tashmë i dënuar për vepër tjetër, është kthyer në burgun e Manastirit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit