Tjetër problem për Georginën në Arabi/ Duhet t’i zgjedhi veshjet me kujdes sepse…

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 19:30

Nuk kanë fund hallet për Georgina Rodrigues, pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr e Arabisë Saudite.

Pas martesës, të cilët ata se kanë bërë dhe praktikisht janë duke thyer një ligj të atij vendi, i cili nuk e lejon bashkëjetesën, tashmë Georgina duhet t’i harrojë dekoltetë në publik apo veshjet në përgjithësi që ekspozojnë shumë trupin.

Tashmë Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe do të duhet të respektojë Aktin e Desencës Publike.

Jo më kot edhe në prezantimin e Ronaldos, Georgina kishte veshur një golf, xhinse të gjata dhe pelerinë, si për t’ju përshtatur kulturës vendase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit