Realizohet një tjetër transplantim i mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2023, 15:24

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali informon se këtë mëngjes është kryer një transplantim i mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore.

Sali informon se në Klinikën Kirurgjike, herët në mëngjes, u krye eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienteje me vdekje në tru dhanë pëlqimin për dhurim.

Reklama “Falënderime familjes për aktin më të lartë të humanizmit në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan dhe vazhdojnë të punojnë gjatë 24 orëve të fundit”.

“Falënderime për të gjitha ekipet mjekësore, që gjatë këtyre orëve të fundit morën pjesë në përgatitjen e donatorit, te recipientët dhe në sallat e operacionit. Më gëzon që ka më shumë familje që vendosin të dhurojnë organet dhe të shpëtojnë një jetë”, ka shkruar ministri Sali në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit