Sozia e Neymar po shijon Botërorin në Katar, qindra tifozë çmenden pas tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2022, 20:53

Eigon Oliveira po shijon qëndrimin në Katar pasi është sozia e futbollistit brazilian Neymar.

I riu i cili e quan veten "Ney's Lookalike", gjatë kohës në Katar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjet dhe pamjen si Neymar. Një ditë kur Oliveira veshi uniformën stërvitore të Brazilit, syze dielli, kapele tërhoqi vëmendjen e qindra tifozëve.

Ai ka të njëjtat tatuazhe si Neymar, dhe zakonisht shoqërohet nga një mik i cili vishet si anëtar i stafit të konfederatës braziliane të futbollit. Ndërkohë që disa nga miqtë e tij shpesh veprojnë edhe si roje të tij të sigurisë. Një dyqan Puma në Doha duhej të mbyllej përkohësisht kur Oliveira vizitoi dhe tërhoqi vëmendjen e qindra fansave. Ai duhej të çohej në pjesën e pasme të dyqanit derisa gjërat të qetësoheshin.

Në një nga ndeshjet e Kupës së Botës të Brazilit pati probleme pasi tifozët bërtisnin për të marrë autografe dhe foto nga sozia e Neymar e cila u detyrua ta largojë nga stadiumi. Madje para një prej ndeshjeve, Oliveira arriti të futej deri në fushë pasi disa roje sigurie menduan se ai në të vërtetë ishte Neymar.

Të qenit sozia e Neymar është bërë një punë për Oliveira. Ai ka udhëtuar nëpër botë duke imituar lojtarin, duke përfshirë edhe Francën, ku Neymar luan për Paris Saint-Germain. Ai fiton para nga paraqitjet e tij dhe duke vepruar si sozi e lojtarit në xhirimet e reklamave.

Ai e ka takuar Neymar disa herë gjatë disa xhirimeve të tij reklamuese dhe thotë se lojtari është i sjellshëm me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit