Ambasada gjermane del me njoftim për terminet e vizave të punës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 19:10

Për shkak të numrit të madh të kërkesave për data të aplikimeve, të cilat tejkalojnë datat e mundshme, ato janë shpërndarë në short mujor që nga dhjetori i vitit 2021.

Në fillim të çdo muaji, një listë e re regjistrimesh hapet vazhdimisht për data aplikimi për rreth dy javë. Periudha e saktë e hapjes publikohet (në websajtin e ambasadës gjermane) çdo muaj. Pasi lista të jetë mbyllur, një gjenerator i rëndomtë i kontrolluar prej kompjuteri zgjedh lotarinë për atë se kush do të merr datë aplikimi në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet të bëra në muajin përkatës do të marrin pjesë në përzgjedhje, pavarësisht se kur janë bërë. Regjistrimet e mëhershme nuk kanë avantazh mbi regjistrimet e mëvonshme, njofton ambasada gjermane.

Regjistrimet e shumëfishta janë të përjashtuara. Ndryshimet e mëvonshme në të dhënat e futura për regjistrim nuk janë të mundshme. Nuk lejohet kalimi i terminit te një person tjetër. Përfshirja e palëve të treta ( p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë avantazh. Ju lutemi merrni kohën tuaj për t’u regjistruar për procedurën dhe sigurohuni që të keni futur saktë të dhënat tuaja.

Edhe nëse konfirmimi i takimit është i disponueshëm, pranimi në zyrën e vizave do të jepet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikantit përputhen plotësisht me ato në regjistrimin e takimit.

Hedhja e shortit kryhet në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave. Në fund të muajit personat e tërhequr do të njoftohen se kur do të bëhet takimi i tyre. Takimet nuk mund të shtyhen dhe aplikimi juaj mund të pranohet vetëm nëse vini në takim me dokumente të plota.

Të gjithë personat që nuk kanë marrë njoftim për takim deri në fund të muajit nuk kanë qenë të suksesshëm në short dhe mund të regjistrohen në listën e muajit në vijim.

Regjistrimet që nuk kanë marrë takim do të fshihen në fund të muajit. Kërkohet një regjistrim i ri për të marrë pjesë në shortin e takimeve në muajin në vijim.

Takimet për të aplikuar për vizë sipas “rregullores së Ballkanit Perëndimor” mund të bëhen vetëm në këtë mënyrë. Ambasada nuk cakton takime të veçanta, ndaj ju lutemi mos bëni pyetje të tilla.

Informacioni aktual:

Lista e regjistrimeve për terminet në janar është aktualisht e hapur, lista do të qëndrojë e hapur deri më 13 dhjetor 2022 në orën 15:00. Sistemin e takimeve dhe listën e regjistrimeve i gjeni këtu.

LINKU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit