Sulmohet fizikisht infermieri i Spitalit Rajonal në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 10:00

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim jo të duhur.

Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike Kështu ka ndodhur edhe sot në orët e para të mëngjesit në Spitalin rajonal të Mitrovicës, ku është sulmuar një infermier i Emergjencës (emër i njohur për redaksinë), nga shoku i një pacienti që ishte dërguar në këtë qendër për trajtim.

Sipas burimeve nga Sinjali nga spitali, i dyshuari B.R., e ka sulmuar fizikisht infermierin, pasi i njëjti e kishte udhëzuar që mikun e tij të dehur, ta dërgojë në shtëpinë e shëndetit për trajtim dhe jo në spitalin rajonal. Kjo siç duket e ka mllefosur të dyshuarin, i cili është hedhur në sulm, bashkë me dy persona të tjerë.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga stafi i spitalit, me ç’rast është kapur i dyshuari kryesor, i cili po ashtu ka qenë i dehur dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku do të merren veprimet e nevojshme hetimore.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar mbledhjen e informacioneve dhe analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë brenda spitalit, që do të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit