“Jam e dashuruar me shokun tim! Bëmë seks, por ai nuk ka ndjenja për mua. Si mund ta kapërcej këtë gjendje?”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.12.2022, 12:36

Kjo është një situatë në të cilën mund të jenë gjendur shumë vajza. Në një letër drejtuar Bustle, një vajzë pranon se është e dashuruar me shokun e saj më të mirë, ndërsa ai duket se nuk ka të njëjtat ndjenja për të, pavarësisht se kanë bërë edhe dashuri.

“Jam e dashuruar me shokun tim më të mirë. Kimia jonë është unike. Plotësojmë fjalitë e njëri-tjetrit, duam të njëjtat gjëra dhe argëtohemi shumë. Marrëdhëniet dhe takimet e mia me meshkuj të tjerë janë të vështira. Me shokun tim e vërteta është se ne kemi fjetur bashkë disa herë. Kjo ka ndodhur kohë më parë, por jemi frekuentuar edhe së fundmi.

Ai duket se nuk ndjen të njëjtën gjë për mua, sepse shoqërohet vazhdimisht me vajza të bukura. Shumicën e kohës e kaloj duke u shqetësuar se mos nuk jam mjaftueshëm e mirë për të, gjë që ka ndikuar shumë në besimin tim. Tani ai është në një lidhje me një vajzë tjetër. Ndjej sikur zemra do të më pëlcasë nga dhimbja. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të. Ka ndonjë mënyrë për ta kaluar këtë gjendje?”shkruan vajza në letrën e saj dërguar ekspertit.

Ndërsa ky i fundit përgjigjet: “Mendoj se pyetja që duhet t'i përgjigjeni së pari është se cilat pjesë të marrëdhënies suaj nuk çojnë në seks. Natyrisht në të dyja anët ekziston kjo tërheqje, është e zakonshme edhe në miqësi të tjera. Çfarë ju pëlqen tek ky djalë që nuk ka lidhje me flirtin apo seksin? Përgjigjuni vetes sinqerisht dhe do të kuptoni shumë.

Nuk është keq të pranoni se miqësia juaj ishte diçka më shumë. Kjo nuk të bën më pak mik. Sigurisht, duhet të kuptoni se nëse doni që miqësia juaj me këtë person të mbijetojë, ajo do të duhet të ndryshojë. Pjesërisht sepse të dy keni ndjerë një tërheqje në të kaluarën dhe ende mbani ndjenja të tilla. Detyra juaj tani është të rindërtoni një miqësi. Do të jetë e vështirë dhe do t'ju duhet të përshtateni me rrethana të reja.

Unë ju sugjeroj të bëni një pushim tani. Lejojini vetes të përjetoni trishtimin, për një ose dy ditë. Qani, bërtisni, tërbohuni dhe shkruani të gjitha mendimet tuaja, edhe ato më të çmendurat. Shkoni për shëtitje, jini vetëm, bëni pazar ose filloni një hobi të çmendur.

Pasi të keni kaluar pikëllimin, bëjini vetes disa pyetje dhe bëni plane të reja. Si do t'i kanalizoni ndjenjat tuaja për dikë që nuk përfshin shokun tuaj? Si do ta çlironi energjinë tuaj seksuale pa qenë ai pjesë e saj? Lexoni një libër ose masturbohuni dhe ndjehuni të lirë të flirtoni.

Hapi tjetër është të pranoni versionin e ri të miqësisë dhe ta shihni atë me sy të pastër. Në fillim, mund të mendoni se ky version i ri i miqësisë nuk ju përshtatet ose nuk ka të bëjë fare me atë që keni pasur më parë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani këtë person në jetën tuaj, do ta kaloni këtë pjesë dhe do të vazhdoni përpara. Duhet të mbani mend, sigurisht, se gjërat mund të mos funksionojnë që në fillim.

Jo sepse keni bërë seks, por sepse njerëzit kur janë në një lidhje të re priren të jenë mjaft agresivë ndaj atyre me të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë romantike në të kaluarën. Prioriteti do të jetë marrëdhënia dhe ju duhet ta respektoni atë. Sigurisht që në kuadër duhet të përfshihet edhe partnerja e tij e ri. Bëjeni atë të ndihet pjesë e miqësisë dhe shoqërisë suaj. Miqësia juaj (nëse e dëshironi vërtet) mund të lulëzojë pavarësisht vështirësive dhe situatave të çuditshme.

Ju duhet të pranoni ndjenjat tuaja, të punoni në miqësinë tuaj (e theksoj, nëse kjo është ajo që dëshironi) dhe të jeni të durueshëm. Vazhdoni të jetoni. Bëni miq, bëni njohje të reja, jo si hakmarrje, por sepse e doni veten”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit