Prokurori që kishte liruar Sokol Halilin: Nëse ka pasur lëshime, jap përgjegjësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2022, 21:25

Prokurori që kishte liruar Sokol Halilin, burrin që vrau ish-gruan e tij në oborrin e QKUK-së, ka folur sot për rastin.

Sokol Halilit në fund të muajit korrik i ishte bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.

Ndërkohë Prokurori Rasim Maloku që e kishte liruar në procedurë të rregullt Sokol Halilin, ka thënë se nuk e di ende se si është zhvilluar procedura në hetuesi e kësaj tragjedie.

“Dëgjo. Unë sot tërë ditën kam qenë në intervistim në rastin “Brezovica”. Për besë as që e di se si ka ndodhur rasti dhe në çfarë rrethanash zhvilluar kjo procedurë”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Duke folur për faktin se ishte ai që e kishte liruar në procedurë të rregullt Halilin, shtoi se të rralla janë rastet kur një rast për armë gjuetie e armë me gas shkon në ndalim.

“Na nuk muj dijmë çka ndodhë dhe çdo rast vlerësohet nga rrethanat konkrete, dhe thuajse asnjë rast nuk shkon në ndalim për një armë të gjuetisë dhe armë me gas. Nuk e di se si ka ndodhë pa i pa deklaratat e të pandehurit dhe palës së dëmtuar”, shtoi ai.

Ai shtoi se është në gjendje t’i bartë përgjegjësitë nëse ka pasur lëshime në rast.

“Jam në gjendje me i bartë të gjitha përgjegjësitë, dhe na nuk mujna me parandje se çka ndodhë. Ne kemi kritika të vazhdueshme për caktimin e masave të paraburgimit”, tha ai.

“Unë pa e pa rastin që ka ndodhë dhe a është zbatu ndonjë procedurë tjetër e urdhërit mbrojtës se me siguri është zbatuar, dhe pa i pa rrethanat…Nëse ka pasë lëshime, muj me dhanë përgjegjësi para çdo institucioni. Kurgjo nuk është ba me ndonjë tendencë apo intervenim. Por rrethanat se si ka ndodhë duhet me pa komplet rastin”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit