“Konsumonte shpesh lëndë narkotike’, dëshmia e ish-të dashurit të kenianes: Pasi u ndamë më bëri ‘bllok’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 20:58

Rodi B, shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçaja keniane ka treguar se pas lidhjes intime që ata kishin patur, Joyce i kishte bërë 'bllok' në çdo rrjet social. Pas dhunimit të vajzës keniane, Rodi B ka treguar për momentin e fundit kur ka kontaktuar me të dhe shumë më tepër se kaq.

Unë kam rreth 3 muaj që e njoh Joyce Aoko. Kam patur lidhje intime me të. Më datë 8 Gusht 2022 rreth orës 14.00 kam shkuar tek shtëpia ku jetonte në rrugën e Elbasanit tek rezidenca Flowers. Pasi qëndrova disa orë me të kam vendosur që të mos e vazhdoja më këtë lidhje me miratimin edhe të saj. Joyce më ka bërë bllok dhe që nga ajo ditë nuk kam pasur më asnjë kontakt me të. Më datë 13 gusht 2022, rreth orës 18.43, jam vënë në dijeni nga shoqja e saj Emili se Joyce nuk po gjendej dhe më ka pyetur mos ishte me mua. Unë i thashë që ajo më kishte bërë bllok dhe që nuk kam patur më kontakt me të. Po nga Emili kam mësuar se ajo është gjetur pa ndjenja tek rezidenca Flowers.

Ai ka qenë përkthyesi i Emilit, shoqes së Joyce kur ajo ka dëshmuar në Polici. Ndërkohë që vetë ka dëshmuar se 22-vjeçaja keniane ishte përdhunuar kur kishte qenë në Kenia dhe se konsumonte lëndë narkotike.

Ku ajo, sipas tij, i ishte shprehur se ka qenë e përdhunuar në Kenia dhe për këtë arsye konsumonte shpesh lëndë alkoolike dhe narkotike.

Menjëherë sapo mësova mbi atë çfarë i kishte ndodhur Joyce, kam shkuar tek spitali i Traumës për t’u interesuar për të dhe më kanë thënë se ishte në gjendje kome. Ajo konsumonte herë pas herë lëndë narkotike. Ajo më ka treguar se sa herë pinte alkool i kujtoheshin kohët e vështira që kishte kaluar në Kenia, madje më ka thënë që e kishin përdhunuar atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit