U vra apo ra nga lartësia? Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali plot mister, trupi i tij u tërhoq zvarrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 20:01

Pak ditë më parë në komunën Montecatini Val di Cecina në qytetin e Pizës një shtetas shqiptar humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e vilës luksoze ku po punonte.

38-vjeçari shqiptar Bektash Mesje humbi jetën pasi u rrëzua nga 8 metra lartësi. Hetuesit italianë që po merren me këtë çështje kanë shumë pikëpyetje në lidhje me rrethanat e vdekjes së shqiptarit pasi trupi i tij është zhvendosur nga vendi ku thuhet se është rrëzuar.

Vila ku po punonte shqiptari është vënë nën sekuestro pasi aty nuk kishte kantier ndërtimi me standardet dhe sigurinë e duhur. Hetuesit kanë dyshime për vdekjen e shqiptarit pasi sipas gjetjeve të para të autopsisë, ai nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës në të cilën u gjet i pajetë në katin e parë. Ai ka rënë nga një skelë rreth 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. Hetuesit duan të dinë se përse trupi i shqiptarit është zhvendosur dhe pse është simuluar rënia e tij "aksidentale" nga një vend tjetër nga skela.

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte punëtori, një kontraktor ndërtimi nga Santa Croce sull'Arno dhe një person tjetër dhe një shqiptar 45-vjeçar pasi dyshohet se ka zhvendosur trupin e shqiptarit nga vendi ku ai ishte rrëzuar në vendin ku u gjet nga policia. Ka dyshime se këta dy persona kanë fshehur dhe simuluar vdekjejen e shqiptarit për arsye të tjera përveç rënies së skelës.

Dy janë pistat ku po hetojnë autoritetet, e para është ajo që "kantieri" i ndërtimit ishte jo sipas standardeve të duhura dhe e dyta mundësia që shqiptari i vdekur të ketë qenë pa kontratë pune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit