Pak ditë më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë në itali, ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) goditi për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23- vjeçarin Flonino Merkuri.
Ndërkohë kunati i Flonino Mërkurit i cili u masakrua për vdekje nga ish-bashkëshorti i partneres së tij, ka folur këtë të mërkurë.
I ftuar në emisionin 'Me zemër të Hapur', kunati i Floninos tha se mes çiftit kishte dashuri dhe se ata e kishin pranuar këtë lidhje familjarisht.
“Mes tyre kishte dashuri, thuhej se e donte për lekë, por jo. Kishte dy vëllezër këtu ajo, janë njohur tek lokali. Jo se ne ishim dakord por e pranuam”, ka thënë ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Mineverja i kishte thënë gjë Floninos?
Jo, Flonino nuk e kishte parë kurrë ish-bashkëshortin, nuk kanë pasur përballje. Para se të ndodhte ngjarja nuk i ka shprehur gjë Floninos. Kishin pirë kafe, ishin takuar. Ai kishte ardhur dhe e kishte marrë 2-3 orë para se të ndodhte krimi. Ai e kishte menduar, por nuk kishte shfaqur asnjë një lloj shqetësimi. Ne nuk dimë gjë, nuk kemi parë gjë. Vetëm Flonino, të ëmën nuk e kishte parë. Ajo na njoftoi dhe ne kur shkuar kishte shkuar policia dhe ambulanca.
Pyetje: Vera nuk ka treguar asgjë ndryshe?
Jo asnjë gjë.
Pyetje: Po me Floninon kishte folur diçka Martina?
Jo nuk kishte asgjë. Kishte rreth 1 vit që nuk jepte asnjë shenjë. Ai nuk duhet të afrohej afër banesës, por Vera e bënte vetëm për vajzat sepse e kishin baba. Muajin e fundit mesa duket e kishte menduar diçka të tillë, filloi t’i joshte me lekë. Vironi punonte në ndërtim.
Pyetje: Po Flonino punonte?
Po punonim bashkë, nuk kishim fare kontakt me atë. Punonim bashkë ne në ndërtim. Ne e dimë mentalitetin e shqiptarëve se si janë, por askujt nuk ia urojmë këtë.
Vrasja e dyfishtë, në rikonstruksionin e bërë nga Prokuroria Publike e Venecias, është projektuar me kujdes të përpiktë. Karabollaj priti që vajza e tij e madhe 15-vjeçare të dilte nga shtëpia me miqtë për të shkruar në klub, më pas e mori vajzën 13-vjeçare dhe e solli në banesën ku ai banonte pas ndarjes. Më pas ai shkoi në banesën që dikur ishte shtëpia e tij për të eliminuar ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj. Të dy u vranë me goditje të shumta thike, të shkaktuara me egërsi vende të ndryshme të tropit. Pastaj burri shkoi në magazinën ku punonte dhe u vetëvar. Pranë tij asgjë me shkrim për të shpjeguar arsyet e gjithë ngjarjes.