Festat e Flamurit, shqiptarët zgjedhin rajonin e Turqinë për të festuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.11.2022, 08:09

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit, apo biletat e avionëve të prera individualisht më herët.
Sipas Monitor, kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit.

Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë kryesisht në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme, sidomos ato si resorte me ski.

Nga agjencia “Union Travel” pohojnë se kërkesat kanë qenë kryesisht në destinacione të qyteteve italiane, por edhe Stambolli vijon të jetë i preferuar. Disa nga kërkesat, sipas tyre kanë qenë për qytete si Vjena, Amsterdami, Brukseli etj., për të cilat paketat kanë qenë gjithëpërfshirëse.

Nga agjencia “Kalemi Travel” thonë se ofertat për këto ditë festash u janë ofruar që në fillim të këtij muaji, të fokusuara kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët duan të udhëtojnë, si dhe ditët e pushimit zyrtare janë katër. Për destinacionet brenda vendit, sipas tyre Korça kryeson listën. Ndryshe nga vitet e shkuara ku ka pasur interes e për qytete veriore, duket se këtë vit shirat e rrëmbyer e kanë stepur këtë dëshirë.

Nga Iliria Travel pohojnë se kërkesat për udhëtime kanë qenë të kënaqshme, por jo në nivelet e vjetshme që kishin më tepër ‘uri’ për udhëtime jashtë. Sipas tyre, ekonomia është një faktor i rëndësishëm por edhe fakti që planifikojnë të udhëtojnë më së shumti për festat e fundvitit.

Sipas agjencisë ATHS, ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.

Udhëtime me avion:

► Stamboll, 24, 25, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 269€

► Romë – Firence, 27 Nëntor, 4 ditë 399€

► Abu Dhabi- Dubai, 26 Nëntor, 6 ditë (me WizzAir) 599€

► Dubai – Abu Dhabi, 27 Nëntor, 5 ditë €699 (me FlyDubai)

► Dubai – Abu Dhabi & Plazh në Maldive, 23 Nëntor, 8 ditë 1599€

► Madrid – Barcelonë, 28 Nëntor, 5 ditë €499

► Amsterdam dhe Bruksel, 27 Nëntor, 5 ditë 499€

► Vjenë, 25 Nëntor, 4 Dit €349

► Vjenë, Pragë, Budapest, 28 Nëntor, 5 ditë €449

► Nicë, Cote D’Azur, 26 Nëntor, 4 ditë 399€

► Barcelonë, 27, 28 Nëntor, 4 ditë 399€

► Paris, 26 Nëntor, 4 ditë 499€

► Mynih, Shtutgart, Nuremberg, 27 Nëntor, 4 ditë €399

Udhëtime me autobus:

► Dubrovnik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë €109

► Selanik – Stamboll – Sofje, 25 Nëntor, 5 ditë €149

► Budva – Kotorr – Ulqin, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65

► Udhëtim në Detin e Zi, 24 Nëntor, 6 ditë 219€

► Mostar – Medjugorje, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65

► Meteora – Kallabaka – Janine, 26, 26, 28 Nëntor, 2 ditë €65

► Bukuresht, 26 Nëntor, 4 ditë €169

► Korfuz, 25, 27 Nëntor, 3 ditë All Inclusive €99

► Udhëtim në Selanik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 99€

► Prishtinë – Pejë – Ujëvara e Drinit, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €59

► Sofje dhe Selanik, 26 Nëntor, 4 ditë €129

► Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik, 25 Nëntor, 4 Ditë, €149

► Ulqin All Inclusive, 27 Nëntor, 3 Ditë €69

► Udhëtim Sarajevë dhe Beograd, 26 Nëntor, 4 Ditë, €119

► Stamboll – Selanik, 25, 26 Nëntor, 4 ditë €109

► Strugë – Ohër, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €55.

Udhëtime në Shqipëri:

► Udhëtim në Korçë – Voskopojë , 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 49€

► Valbonë – 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 75€

► Udhëtim në Theth, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë, €70

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit