Botërori fillon pas 6 ditësh dhe padyshim që mungesë e madhe e këtij kompeticioni do jetë sulmuesi më në formë i momentit në Europë, Erling Haland.
Norvegjia nuk është kualifikuar në finalet e këtij kompeticioni dhe si rrjedhojë Haland do jetë pushim. Nisur nga kjo situatë, skuadra e Kategorisë së shtatë angleze, Ashton United, ka menduar diçka sa të veçantë, aq edhe absurde.
Drejtuesit e kësaj të fundit i kanë bërë ofertë Manchester Cityt që t’u huazojë lojtarin, në mënyrë që ta mbajnë në formë duke luajtur me ta në kategoritë e ulëta gjatë periudhës së Botërorit.
Ata shkruajnë:
Ka kuptim. City nuk po luan dhe ne duam të ndihmojmë duke mbajtur Erling në formë. Ka më shumë kuptim sesa të luajë golf për 6 javë radhazi. Mendojmë se do të ishte një zgjidhje e mirë për ne dhe ai vetë do të përshtatej mirë me dinamikën e ekipit tonë”.
Ashton Untited, një klub që ka qendrën vetëm 6 milje larg stadiumit “Etihad” të Sitit, është në vend të 11 në kampionat dhe ka gjetur një ide brilante që lidhet me sulmuesin norvegjez.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.