Kunati i Bashës apo Serbia pronarë të Portit të Durrësit?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2022, 14:39

Koncesioni Porti i Durrësit, një projekt prej 2 Miliardë Dollarësh është debati më i madh publik që po qarkullon ditët e fundit dhe kjo jo pa shkak. 85 hektarë tokë e shtetit shqiptar do t’i kalojë një dore të fshehur për 1€.

Kompania që i është dhënë koncesioni i Durrës Jaht Marina, “Symphony Invest Limited” ka shitur 100% të kuotave të saj në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB nuk e regjistroi transaksionin pasi kompania që e ka blerë është fantazmë, pa asnjë të dhënë se nga kush zotërohet apo administrohet.

Kompania që ka fituar koncesionin ka shitur në mënyrë tek dy kompani të tjera, të quajtura Eastern RE Fund lp 60% dhe Symphony Global Holdings 40% të aksioneve të saj. Të dyja, kompani guaskë.

Muhamed Alabar është investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe i cili u trumpetua nga Rama si fytyra e ndërtimit të Portit të Durrësit, por në këtë konçesionai nuk përfaqëson fytyrën e Emaar Group të njohur ndërkombëtarisht ashtu siç kryeministri tha për ta bërë të besueshme aferën.

Ai shiti kuotat e kompanisë së tij menjëherë sapo mori koncesionin dhe kjo lëvizje bëhet zakonisht kur investitorët e huaj marrin përsipër të bëjnë kamuflimin e projektit gjigant për një oligark lokal.

Përpos portit të jahteve, aty do të ndërtohen pallate e hotele, ndërkohë që porti i mallrave është duke u çmontuar dhe do të zhvendoset në Porto Romano.

DY TEORITË/ KUSH JANË OLIGARKËT QË MUND TË FSHIHEN PAS PORTIT TË DURRËSIT

-Symphony Invest Limited rezulton të jetë pronare e kompanisë së regjistruar në Shqipëri të quajtur Symphony Real Eastate Development të krijuar me vetëm 10 mijë lekë kapital. Administrator i firmës është Oltjan Hoxholli, një avokat partner i studios ligjore LPA. Hoxholli rezulton njëkohësisht administrator i kompanisë Moveo Albania Technology të kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit. Menjëherë sapo media zbuloi lidhjen, Hoxholli u zëvendësua si administrator i firmës nga Viktor Heinz.

-40% e kompanisë koncesionare zotërohet nga Alabar ndërsa 60% nga një kompani offshore pa asnjë të dhënë. Ka dyshime që pas kësaj të fundit të jenë vëllezërit Kariç nga Serbia. Kjo pasi Kariç janë pronarë të “Waterfront” në Beograd që po ndërtohet nga Alabar, ku është ndjekur e njëjta skemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit