Vlonjatët denoncojnë: “Makina e Anduel Tahiraj bën manovra të rrezikshme në aksin Fier-Vlorë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.10.2022, 22:41

Disa qytetarë kanë denoncuar mbrëmjen e sotme se kryetari i Partisë Socialiste Vlorë, Anduel Tahiraj, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme dhe të pakontrolluara në aksin Fier-Vlorë.

Ata kanë filmuar mjetin tip Mercedes Benz me targa AA 777 TC dhe kanë dërguar videon pranë redaksisë sonë.

Qytetarët shprehen se kanë dyshime që shoferi ka qenë i pirë pasi të tilla lëvizje jo vetëm që nuk janë normale por rrezikojnë edhe jetën e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Kujtojmë se edhe pak kohë më parë kjo makinë është fotografuar nga qytetarët duke parkuar në një vend ku nuk lejohej.

Në vijim mesazhi i qytetarëve:

Mirmbrema JOQ! Ne autostrade Fier – Vlore kjo makina po na rrezikonte jeten, shifeni sesi iken qendrote ne mes te rruges duke mos len makinat te parakalonin. Mendoj sigurisht eshte i pire, dhe me duket eshte deputeti ps Anduel Tahiraj! E ndaloi policia por si bene as test, asgje... Ishin dy policia te rinj ne hyrje te Vlores. Flm.

Si mendoni, a do marrë masa vallë policia?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit