Erion Veliaj do i japë 10 MILIARD LEKË oligarkut të radhës për asfaltimin e rrugëve të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.10.2022, 09:52

Bashkia Tiranë ka njoftuar hapjen e një procedure tenderimi me vlerë 8.5 MILION € ose 10 MILIARD LEKË PA TVSH për ndërhyrje në rrugët problematike të kryeqytetit.

Tenderi që do të përfshijë 11 njësitë administrative të kryeqytetit dhe lagjet 12,13 dhe 14 synon sistemimin e asfaltit të shkaktuar nga ndërhyrjet e tenderave të UKT.

Gjendja e rrugëve të Tiranës shkaktohet kryesisht nga dy opsione: “Kur i bie tenderi” që konsiston në rendin “bëj tender për rrugën”, “bëj tender UKT” dhe “bëj sërish tender rruge për të rregulluar dëmtimet që i ka shkaktuar çarja e asfaltit nga UKT”, e gjitha për të vjedhur para publike e opsioni i dytë, në rastin më të keq, sepse bashkia nuk ka vënë kurrë dorë për t’i rregulluar.

Në dokumentet e tenderit nuk përcaktohen rrugët në të cilat do kryhen ndërhyrjet, ndërkohë që duhet të ishin bërë publike dhe transparente. Por ndërhyrja thuhet se do të vijë si efekt i ankesave të qytetarëve.

Akset më problematike janë ato që do të zgjidhen, por jo rrugët me gropa gjigante të denoncuara çdo moment nga qytetarët e Tiranës në media.

Marrëveshja kuadër që do të zgjidhet me kompaninë nënkontratore më 11 Nëntor, do të zgjasë për 2 vite. Cilit oligark të radhës në Tiranë nga lista e Erion Veliajt do përfitojë 10 Miliard Lekë nga taksat e popullit?!

PËRSHKRIMI I TENDERIT

“Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorisë se Planifikimit te Punëve Publike, janë evidentuar rrugë të cilat kanë nevojë për ndërhyrje në shtresat asfaltike, si dhe riparime të pjesshëm të shtresave të tjera.

Bazuar në kërkesat e Njësive Administrative, Drejtoria e Planifikimit të Punëve Publike ka përgatitur sasi në m2 paraprake të rrugëve në Njësitë Administrative nga 1-11 dhe Lagjet 12-14, në të cilat parashikohet të ndërhyhet për rritjen e qëndrueshmërisë së tyre.

Bazuar ne fondin e parashikuar, planifikimi i ndërhyrjeve për çdo njësi do të bëhet hap pas hapi, duke vlerësuar rrugët më problematike, nisur nga rëndësia që kanë. Rrugët që kanë fluks të lartë lëvizje si të mjeteve dhe të këmbësoreve, që përdoren nga linja të transporti publik, që janë pranë objekteve arsimore, shëndetësore”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit